Salianji: Institucionet nuk po vendosin drejtësi. Zgjedhjet brenda PD, detyrim statuor

Ervin Salianji, deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka komentuar, kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Salianji se kjo kërkesë është bërë për shkak të qëndrimeve të mbajtura dhe të përsëritura nga e njëjta trupë gjyqësore, që sipas tij nuk po vendosin drejtësi.

“Për shkak qëndrimeve të mbajtura dhe të përsëritura nga e njëjta trupë gjyqësore. Kështu që është një kërkesë procedurale, por edhe thelbësore që tregon institucionet që duhet të bëjnë drejtësi nuk po e bëjnë . I takon këtyre institucioneve që të tregojnë para qytetarëve, para partnerëve ndërkombëtarë dhe para taks paguesve shqiptarë, që të tregojnë prefesionalizëm në profesionin e tyre.

Më tej, ka komentuar edhe thirrjen e Ambasadores Yuri Kim nga Pogradeci, për ndjekjen e krimeve zgjedhore. Salianji shprehet se në vendin tonë mungon drejtësia, teksa shton se thirrja e Kim duhet të vlerësohet

"Ishte një thirrje e drejtëpërdrejt për të vërtetuar krimet zgjedhore. Ne jemi ende prapa dhe jemi në atë fazën, ku drejtësia e mohuar është drejtësi e mohuar. Thirrja e sotme e Kim duhet të vlerësohet. Edi Rama me shërbëtorët e tij mbajnë të bllokuar, të gjithë ndryshimin që kërkon shoqëria shqiptare."

Përsa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, deputeti i PD-së ka theksuar është një luftë imagjinare, që sipas tij është krijuar nga Rama për të larguar vëmendjen nga masakra zgjedhore.

"Politika do prodhojë politikë, por në fund sa i shërben qytetarëve dhe a është politikë e mirë, gjykohet nga qytetarët ashtu siç diskutohet edhe nga ne. e para është një diskutim nul se për mendimin tim është vetëm zhvendosje vëmendje, sepse nuk ka çfarë iu ofron qytetarëve, që ka të bëjë me ekonominë me mirëqenien. Në këtë situatë ku ka kryer masakër elektorale, nga ana tjetër nuk ka çfarë iu ofron qytetarëve, ka shpikur një luftë imagjinare me një institucion të pavarur."

Në lidhje me zgjedhjet e PD që do të zhvillohen me 13 qershor, Salianji u shpreh se është detyrim statuor PD-së , dhe se brenda forcës së tyre politike nuk ka asnjë shqetësim.   

"Në mendimin tim, diskutimi për datën e zgjedhjeve është një diskutim pa vend, nuk ka pasur asnjë kundërshtim në Këshillin Kombëtar. Është detyrim statuor i Partisë Demokratike, që njëherë në katër vjet të bëhen zgjedhje. As brenda PD nuk ka shqetësim. Janë 75 mijë anëtarët e PD që do vendosin se kush do të jetë dhe sa do e rikonfirmojnë Lulzim Bashën në PD. Kandidatët në garë apo zërat kritikë, nuk kanë qenë asnjëherë kritik me Lulzim Bashën, në vendimarrje.Është një proces që duhet të mbyllet."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.