Garë mes bukurive të Shqipërisë, “Rally Albania” ndalet në Gjirokastër, promovim për sportin e turizmin
Gjirokastra ishte ndalesa e dytë e Rally Albania 2021, garës sportive që njëherësh provomon Shqipërinë turistike.
200 pilotë nga 30 shtete të ndryshme janë pjesë e edicionit të 17 që këtë vit nisi nga Vlora.
Pas avionëve sportivë, makinat e motorët rikthyen gjallërinë në Aerodromin e qytetit të gurtë të vënë në funksionim pas 30 vitesh, ndërsa nën ethet e garës për të kapur rezultatin më të mirë pjesëmarrësit zbulojnë bukuritë e Shqipërisë.
Ata që po e zbulojnë për herë të parë gjatë garave me makina e motorë nuk e fshehin befasinë.
Promotor të zhvillimit e turizmit e shohin Rally Albania edhe banorët e qytetit të gurtë.
Pas Gjirokastrës, itinerari do të vazhdojë drejt Ersekës, Peshkopisë dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallet edhe fituesi i “Rally Albania 2021”.

