Krim i rëndë në familje, vëllai vret motrën në Shkodër, dyshohet se e mbante të vdekur në shtëpi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "Heronjtë" në Shkodër.

Mësohet se vëllai, FabiaN Vuka ka vrarë motrën e tij, Diana Vuka

Mësohet se shtetasi Fabian Vuka është prangosur pas vrasjes. 

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa i vëllai e mbante kufomën brenda banesës.

Megjithatë do të jetë ekspertiza qe do ta përcaktojë saktë nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar në momentin e krimit.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar në morg, ndërsa vëllai do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për sqarimin e ngjarjes.

"Rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vëllai i saj shtetasi  Fabian Vuka, 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme." - njofton policia. 

Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.