"U ka thënë Kryeministri, kokën le të hanë!" Rritet pasiguria te qytetarët
Nga muaji janar deri më tani, në Shqipëri kanë ndodhur 30 vrasje, 12 prej të cilave janë cilësuar ekzekutime mafioze për nga mënyra se si janë zhvilluar.
Vlora, Elbasani, Shkodra, Tirana, Durrësi e Fieri janë zonat ku janë regjistruar ngjarje të rënda kriminale.
Situata ka shqetësuar jo pak qytetarët, të cilët shprehen se është rritur pasiguria.
"Nuk ka siguri edhe rrugës të ecësh, nuk ka besim fare te policia."
"Atyre u ka thënë kryeministri, "kokën le të hanë".
"Përderisa nuk kemi shtet, drejtësi, edhe unë si qytetar i thjeshtë jam i pambrojtur."
Përgjegjës për situatën e tillë ata bëjnë institucionet e drejtësisë dhe politikën.
"Poshtërsia më e madhe është që ndërhyn politika, nuk ka as drejtësi, as shtet. Policia është e frikshme."
"Është faji i gjykatës, çështja e policisë gjyqësore që vjen nga polkicia, bëjnë manipulime. Nuk jemi të sigurt kur dalim nga shtëpia."
Ka ndodhur shpesh që në disa raste të jenë lënduar edhe persona të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
Rasti i fundit ishte vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij pranë Gjykatës së Tiranës, ku mbeti i plagosur dhe avokati Adriatik Cama, i cili ishte i ulur në një tavolinë me viktimën.

