Festivali i muzikës elektronike "UNUM", shkakton trafik të rënduar në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2021, 21:07
Dyndja e njerëzve për të ndjekur festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që po zhvillohet prej të enjtes në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka krijuar trafik të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme.
Ora News, mëson se radhë kilometrike automjetesh janë krijuar nga hyrja e Shëngjinit drejt Ranës së Hedhun, ndërsa ky fluks duket se ka gjetur të papërgatitur policinë.
Në terren janë parë efektivë të paktë policie për të normalizuar lëvizjen, teksa të gjithë rrugët në Shëngjin janë bllokuar.
Festivali do të zgajsë deri të martën.

