"Po vdesim rrugëve të botës…", çifti Jaho të sëmurë dhe pa shtëpi që nga tërmeti i 26 nëntorit
Ky është çifti Mimoza dhe Agim Jaho, të cilët fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit të 2019 i la pa shtëpi.
Prej gati dy vitesh jetojnë në një banesë me qira gjë që e ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.
Mimoza, 62 vjeçe, prej vitesh vuan nga problemet shëndetësore dhe sikur të mos mjaftonin këto, pengu i saj më i madh është shtëpia që sot nuk e ka më.

"Dhe njëherë në ditë po hamë bukë, me gjellë pa gjellë, por të paktën shtëpia. Nuk rri dot këtu, mund ti bëj ndonjë gjë vetes se jam mërzitur shumë."
Të njëjtin peng ka edhe Agimi.

"Të më ndihmojë shteti, të bëj shtëpinë në radhë të parë se po vdesim nëpër dyert e botës."
Çifti i të moshuarve ua di për nder vajzave. Po të mos kishin mbështetjen e tyre, jetesa do të ishte gati e pamundur. Ndihmën më të madhe e marrin nga mbesa, e cila kujdeset për ta.
IKMT nis operacionin nga Ksamili dhe Velipoja, Zyberi: Asnjë tolerim
6 Qershor, 13:42
"Kjo mbesa na ndihmon për çdo gjë. Vetë i sëmurë, ajo është më sëmurë nuk lëviz dot."
"Unë nuk lëviz fare, kur më thotë më bëj një kafe ose më jep një çikë bukë, si do të shkoj deri te frigoriferi se nuk kam fuqi fare. Na sjell goca 8-9 mijë lekë, me ato."
Apeli i tyre shkon për Bashkinë që të mos i lënë në mes të katër rrugëve.

