Fandi: Situata në Britani po rëndohet, është përhapur varianti indian

Mjeku Ardian Fandi, ka komentuar situatën pandemike në vend dhe në botë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, thotë se në Britani është rritur numri I të infektuarve dhe një nga shkaqet kryesore sipas tij ka qenë përhapja e variantit Indian.

"Numri i të prekurve me Covid-19 në Britani është rritur dhe kjo është rritur si pasojë e përhapjes së variantit Indian. Procesi I vaksinimit ka ndihmuar, në të gjithë shtetet e botës, pasi ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë dhe uljen e rasteve të reja. Në Britani nuk ekziston pasaporta e vaksinimit.

Si ata që janë vaksinuar si ata që janë imunë ose nuk janë imunë janë të gjithë njëlloj përpara rregullave. Kjo nuk e ka leëhuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ata që kthehen nëse largohen nga Anglia do bëjnë 10 ditë karantinë."

Më tej ai thotë se koronavirusi ka lënë pasoja tek qytetarët, teksa shton se depresioni është një nga sindromat më të mëdha Covid-19

"Për dyshimin në lidhje me vaksinat ka të bëjë efekti mediatik dhe konkurrenca. Post Covid, sindromë është një sindromë që zë zakonisht moshat nga 30 deri në 60 vjeç. Depresioni është një nga sindromat më të mëdha Covid-19. Ka shumë njerëz që kanë dalë me presion pas Covid-19, sepse kanë humbur atë që kanë qenë përpara."