Vlorë-Orikum, radhë kilometrike për të dalë në bregdet

Fundjava ka krijuar radhë të gjata kilometrike në aksin Vlorë-Orikum. Aksi rrugor që në ditë normale të duhen 30 minuta për ta përshkuar, sot mund të bëhet për minimumi 2 orë.

Shembja e rrugës tek Zhironi gati i ka pamundësuar Vlorës për të dalë drejt bregdetit.

Radhët e automjeteve këtë të dielë, 6 qershor, arrinin deri në 2 km.

Kujtojmë që ky është aksi i vetëm rrugor për të shkuar në drejtim të Radhimës, Orikumit, Dhërmiut, Himarës, etj.