Aksident Durrës, automjeti përplas këmbësorin në vija të bardha

Një aksident ka ndodhur në Nishtullë të Durrësit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte në vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Mësohet se kalimtari është plagosur rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë.