Gjirokastër/ Lirohen të dyshuarit për vrasjen e Alket Muhajt, babi kërkon drejtësi ose vetëgjyqësi
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar dje nga burgu Et'hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018.
Për babain e Alketit, Gjolek Muhaj kjo është vrasje e dytë për familjen e tij.
"Eshte vendim i hidhëruar"
Vendimi për lirimin e Et'hem dhe Dino Muhaj u mor pas një kërkese të avokatit i cili thoshte se është kaluar afati i paraburgimit. Ata ishin në qeli prej 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme
Gjithçka u zvarrit nga Gjykata e Faktit e cila nuk arriti që brenda afateve të shprehej për fajësinë ose pafajësinë e dy të dyshuarve kryesorë.
Gjolek Muhaj tanimë kërkon drejtësi për të birin, ose paralajmëron vetëgjyqësi.
"Nëse shpëtonjë nga Gjykata Ethemi me gjithë djalë nuk shpëtojnë nga duart e mija" thotë ai.
Vrasja e Alket Muhajt në 2018 u hetua në dy pista, atë të konflikteve të pronësisë, dhe dekospirimi, pasi trafikantë që mbillnin kanabis në zonë dyshonin se Muhaj informonte policinë mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zonë.
