Video/ Po fliste për takimin Lukashenko-Putin, e dashura “i bën gjëmën” analistit rus, del e zhveshur gjatë lidhjes “live”
Një televizion ukrainas u detyrua të ndalonte transmetimin e intervistës me një analisti rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderëve, Vladimir Putin dhe Alexadnër Lukashenko-s.
Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediet e huaja.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.
“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit.
Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, dhe u zbulua se ishte e zhveshur nga beli lart.
"Qetësi, qetësi," iu drejtua gazetari, por ishte tepër vonë.
Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri nga vetja, por transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.
