Pano: Shumë individë në funksione kyçe të vendit, janë njerëz me probleme identitare

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pastori Akil Pano u shpreh se shumë individë që janë katapultuar në funksione kyçe të vendit, janë njerëz me probleme identitare.

Pano: Profesionet më të nderuar në vend janë dekonstruktuara. Këto profesione janë goditura moralisht. Shqiptarët largohen nga vendi sepse modele të tilla janë të shëmtuara dhe të rinjtë nuk gjejnë modele dhe mundësi.

Shoh se shumë individë që janë katapultuar në funksione kyçe të vendit, janë njerëz me probleme identitare. Nëse shohim se një gjyqtare jeton në botën e një sportisti apo një missi ose një këngëtareje, nuk ka një sintezë mes dy botëve.