Bie nga lartësia, transportohet drejt Traumës me helikopter 17 vjeçari nga Saranda

Një 17 vjeçar  nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar  në  gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”.

 Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.