Trafikonin tritol dhe armatim luftarak, lihen në burg 3 të arrestuarit në Durrës
Gjykata e Durrësit ka lënë në "arrest me burg" tre të arrestuarit e operacionit "Binomi", të cilët u kapën në tentativë për të trafikuar eksplozivë, armë dhe municione.
Bëhet fjalë për shtetasit Barim Flora, person me precedent penalë, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora, që të tre banues në Tiranë.
Ata u kapën në një makinë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës pasditen e 1 qershorit, teksa policia deklaronte se ishin nën hetim prej gati një muaji për përfshirje në trafikimin e lëndëve eksplozive dhe municioneve, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.
Në makinën ku udhëtonin tre burrat policia sekuestroi 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4; 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol, 3 granata dore luftarake.
Akuza
Për Barim Florën 42 vjeç, Ardjan Gjokën 33 vjeç dhe Jemin Florën 33 vjeç, organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurori Bledar Bejko, ngriti akuzën e “Prodhimit dhe trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake”.
Sipas avokatëve, akuza është e pabazë, pasi nuk ekzistojnë provat se këta tre shtetas i kanë shitur materialet, e megjithatë, pavarësisht këtij pretendimi, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Rexhep Bekteshi njëherësh edhe nënkryetar i Gjykatës Durrës, vendosi masën “Arrest me burg” për 3 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar "Binomi"
Tregu i zi i tritolit
Ndërsa më herët në kuadër të hetimit, është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatorë dhe një sasi municioni luftarak.
Eksplozivët dhe municionet do të shiteshin në tregun e zi të armëve që më pas kryesisht përdoren për ngjarje të rënda kriminale.
Policia ka dyshime për një rrjet të mirëfillte trafiku, ndaj duke u treguar e rezervuar në detaje thotë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë.
Itali/ Nis vaksinimi për fëmijët 12 -15 vjeç
3 Qershor, 13:38
Veçse për të dërguar mesazhe paralajmëruese, sulmet me bombë janë përdorur nga grupet kriminale edhe për eliminimin e kundërshtarëve.


