Itali/ Nis vaksinimi për fëmijët 12 -15 vjeç

Agjencia Italiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç.

"Kjo është një ditë e mirë," tha kryebashkiaku i Napolit Luigi de Magistris, duke shtuar se "ky është një moment historik si në luftën kundër krizës shëndetësore ashtu edhe në rifillimin e të gjitha aktiviteteve tona sa më shpejt të jetë e mundur".

"Ne kemi potencialin për të përshpejtuar më tej fushatën e vaksinimit," tha Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza në mediat sociale.

Rreth 12.4 milionë (nga një popullsi prej 60 milionë banorësh) janë vaksinuar plotësisht në Itali, sipas statistikave të fundit të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shteti italian, i cili po shënon rënie të theksuar të vdekjeve dhe rasteve me infeksione, ka injektuar më shumë se 35.8 milionë doza të vaksinës BionTech/Pfizer.