"Teatri Kombëtar" Kërkohet Edi Rama e Erjon Braçe dëshmitarë, Ora News tregon çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese
Ora News po ndjek nga afër seancën në Gjykatën Kushtetuese të padisë së Presidentit për për shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizimin e procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Presidenca, e përfaqësuar nga këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj kërkon që gjykata Kushtetuese të marrë prova shtesë nga institucionet brenda muajit qershor. Gjithashtu kërkoi kohë për tu njohur me aktet që Këshilli i Ministrave I ka vënë në dispozicion vetëm dje këtij institucioni edhe pse kishin dy vite që I kërkonin
Ora News sjell pjesë nga diskutimi në seancë
Merita Qato, përfaqësuese e Kuvendit: Mund t’i japim kohë Presidencës. Por edhe ne kemi të drejtën të njihemi me aktet shtesë që mund të vijnë.
Përfaqësuesi i Qeverisë: Një pjesë prej këtyre dokumenteve që kërkon presidenca, nuk janë as detyrim ligjor, e jo më kushtetues për tu paraqitur. Sa u takon dëshmitarëve, kjo i takon gjykatës, por cili është objekti kushtetues i thirrjes së këtyre dëshmitarëve?
Përfaqësuesi i Qeverisë: VKM-ja për truallin është tashmë e ezauruar, prona ka kaluar tashmë tek Bashkia Tiranë.
Ligji special për teatrin tashmë nuk është riaktivizuar më. I ka prodhuar efektet e tij me ngritjen e Komisionit Negociues.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Të thirret për të dëshmuar edhe Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe.
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi po ndjek nga afër procesin në Gjykatë Kushtetuese.