Redjan Rraja ndryshoi avokat, shtyhet sërish gjyqi për atentatorët e prokurorit Ndoj
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 11:39
Dështon për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Për të paktën 5 seanca dështon hapja e shqyrtimit të dosjes në Gjykatë, ku shpesh shkak është bërë mbrojtja.
Këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës u la në datën 15 qershor, ora 10:00.

