Bëri lëvizje të dyshimta, policia i vihet pas shkodranit, i gjen armë në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 10:19
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me inciale H. N, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.
"Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë" njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

