Kapen me drogë në "Audi", arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 13:16
Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë pasi tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet.
Policia ka vënë në pranga shtetasit R. R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.
"Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Audi", me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis" njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

