U qëlluan me armë në lokalin e tyre, ky është 31-vjeçari që u plagos në Lushnje, i ati vdiq
Ky është 31-vjeçari, Kejdi Qorri, i cili mbeti i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit në fshatin Fier i Ri të Lushnjes, ndërsa i ati i tij Rako Qorri 62 vjeç ndërroi jetë në vend.
Kejdi Qorri ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbvrëmjen e të mërkurës, 2 qershor, në lokalin që kishin në pronësi babë e bir.
Ata u qëlluan shtetasi Sofokli Shani. Sipas të dhënave jo zyrtare shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në perplasje fizike.
Pasi është konfliktuar, autori Sofokli Shani ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën që e mbante pa leje dhe ka kryer krimin.
Pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetedorëzuar në polici bashkë me armën e krimit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

