Përmet/ Burrit i vjedhin 75 mijë euro në banesë, ndalohet një grua, në kërkim bashkëpunëtori

Plot 75 mijë euro janë vjedhur në banesën e një 63 vjeçari në Përmet ndërsa policia ka ndaluar si autorë një grua 36 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç të dy banues në Përmet.

Policia nuk jep shumë detaje mbi kohën dhe mënyrën si ka ndodhur grabitja por thotë se ka ndaluar si të dyshuar si autore të grabitjes Ordeta Shahinin ndërsa është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor Paulin Peçi 28 vjeçar, banues në Përmet me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Vetë Koço Proko kishte bërë kallëzimin në polici për grabitjen.

Sipas policisë "36 vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me 28 vjeçarin kanë vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e 63 vjeçarit"

Policia e këtij qyteti thotë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.