Tiranë/ Vajza 9 vjeçe bie nga pallati

Një fëmijë i mitur ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.

Nga informacionet e para të policisë ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Policia nuk jep shumë detaje por mësohet se vajza 9 vjeçe po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme. 

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.