Vijon protesta kundër “reformës turke” në Shkopet e Ulzë, Inspektoriati heton vendimin e kompanisë

Punonjësit e Hidrocentraleve Ulzë e Shkopet vijojnë protestën kundër shkurtimeve nga puna të ndërmarra nga kompania turke që menaxhon dy HEC-et.  Ata bllokuan rrugën për disa minuta ndërsa kërkuan ndaljen e asaj që e cilësojnë reformë që i lë pa bukë.

Punonjësit e hidrocentraleve Ulëz-Shkopet vijojnë rezistencën kundër shkurtimeve nga puna nga ana e kompanisë turke që menaxhon dy HEC-et.

Të mbështetur nga familjarë, banorë e përfaqësues të sindikatave,  ata bllokuan për disa minuta hyrjen kryesore të Hidrocentralit të Ulzës.

Prej aty i kërkuan drejtuesve të kompanisë turke të ndalë atë që e quajnë reformë që i lë pa bukë.

Përfaqësuesit e sindikatave, prej aty i  bënë thirrje kompanisë të ulet në bisedime me punonjësit, ndërsa kërkuan reagimin e institucioneve përfshirë SPAK, për atë që po ndodh me punonjësit.

"Ne i bëjmë thirrje pronarit që të vijë të ulet me sindikatën dhe të bëjmë një  akt-marrëveshje për anulimin e menjëhershëm të pushimit të punëtorëve," tha kreu i sindikatës Taf Koleci.

"I bëjmë thirrje kryeministrit Edi asnjëherë demokraci nuk është bërë," tha Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Pas denoncimeve të punonjësve, mësohet se Pranë HEC-eve të Ulzës e Shkopetit kanë mbërritur inspektorë nga Inspektoriati i Punës për të hetuar procedurat e ndjekura nga kompania turke për largimin e punonjësve nga puna.