U ekzekutua me 8 plumba në kokë, mediat greke japin detaje: Larje hesapesh mes bandave të drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 18:41
Mediat greke, kanë dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar në Athinë.
Sipas mediave, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Në raportimet paraprake shkruhet se bëhet fjalë për larje hesapesh midis bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës.
34-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik ka qenë një person me precedent kriminal pasi është akuzuar e arrestuar më parë për trafik droge e grabitje.
Shkurtin e kaluar atij iu bë dhe një atentat në sheshin Attiki, por arriti të shpëtojë.
