Atentat në Athinë, ekzekutohet me 8 plumba në kokë 34-vjeçari shqiptar (Emri)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 18:33
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sepolia të Athinës, ku shqiptari Aris Papas, 34 vjeç është ekzekutuar. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Rrugën 30 Durrachiou”, ku shqiptari po pinte kafe.
Sipas mediave autori e ka qëlluar me 8 plumba në kokë dhe më pas ka hipur në një taksi dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve ishte 34 vjeçari, i ekzekutuar ishte një emër i njohur i botës së krimit.
Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Mësohet se shqiptarit i është bërë atentat edhe në muajin shkurt por autorët ende të paidentifikuar nuk patën sukses.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve që vranë shqiptarin.