Ballsh/ U dogj gjatë punës në rafinerinë e naftës, ndërron jetë pas 27 ditësh 51-vjeçari

Humb jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj 51 vjeçari punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh, nuk u mbijetoj dot plagë të marra nga djegia që iu shkaktua nga marrja flakë e një tubacioni në dekantimin e naftës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 marsit  2021, në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firmë private nafte.

Kemi raportuar që tek ky pus nafte ka marrë flakë një tubacion e për pasojë, punëtori Ballaj, i cili ishte i vëtëm aty mori djegie të shumta, ku pas mjekimit në  Fier u nis për Tiranë.

Pas incidentit u arrestua shefi teknik  Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh, datën 7 mars u njoh nga gjykata Fier me masën "Detyrim paraqitje”.

Alushaj, shef pranë sektorit të dekantimit në një  kompani nafte, njeherësh përgjegjës edhe për punetorin që mbeti i djegur e tashmë humbi jetën Viktor Ballaj.

Ato ditë raportuam se në fshatin Kash në Mallakastër mori flak një tubacion dhe  pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.

40 vjeçari  Erion Alushaj u  akuzua për veprën penale shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike

Ato dite edhe banoret e zones u shprehen se degjuan zhurma dhe  ndjehen te kercenuar qe jetojne aq prane puseve te naftes pa asgje mase mbrojtese per jeten.