Basha: Rrëzimi i regjimit të Ramës është detyrë patriotike, 13 qershori të na bashkojë

Nga Kukësi e Hasi, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nevoja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian, e sipas tij, ajo arrihet me PD në krye të vendit.

Basha e cilësoi si vjedhjen më të madhe në histori zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, regjimi ka asgjësuar instrumentin e fundit që ka mbetur nëa këmbë, zgjedhjet.

Basha: A zgjidhi diçka 25 prilli? A i ktheu përgjigje ndonjërës prej dilemave të shqiptarëve? A i zhduku apo i zvogëloi pikëpyetjet e mëdha të para të 25 prillit? Ju e dini fare mirë, më mirë se unë që përgjigja është jo. Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë.

Regjimi i tij me 25 prill ka asgjësuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet. Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për t’ia shkurtuar ditët. Dhe ne e dimë si bëhet kjo, asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjinë e rrëzimit të regjimit përveç Partisë Demokratike. Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë.

Basha shtoi se nuk mund t'i bihet më shqelm asaj që ëhstë ndërtuar dhe se nuk i duhet dhënë një kënaqësi e tillë Edi Ramës më 13 qershor.

Basha: Ndaj në këtë kuadër nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt nuk mund të kthehet në arsye për t’i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Le të mos ia japim këtë kënaqësi Edi Ramës, le të dalim nga kjo garë mendjendarë, të bashkuar e të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Dhe për mua beteja deri në fund do të thotë në radhë të parë largimi i regjimit dhe së dyti çuarja deri në fund e misionit që kemi ndërmarrë para shqiptarëve misionit për ndryshimin e Shqipërisë, misionit për ndryshimin që e mirëpresin dhe mezi e presin të gjithë ata në nivel lokal dhe nivel qendror. Unë kam ardhur sot t’ju ksrkëj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje.