Situata e Covid-19/ 1 viktimë dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Një  viktimë dhe 12 raste të reja me Covid-19  janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të  infektuarve është regjistruar në Tiranë me 5 raste, duke vijuar me 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      93
Të shtruar në spitale      42
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696
Raste pozitive             132,309

Raste të shëruara        129,308
Raste Aktive                  551
Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         237
Korçë            75
Shkodër       67
Vlorë             31
Elbasan        29
Berat             37
Lezhë           25
Gjirokastër   16
Fier                7
Kukës           9
Durrës          14
Dibër          4