Kapet me 34 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi, shokët i shpëtojnë policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 21:59
Një shqiptar është arrestuar në Janinë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mediat e huaja, bëjnë me dije shqiptarët u pikasën nga policia duke transportuar në krah 34 kg kanabis në zonën pyjore mes maleve, pasi e kishin futur nga Shqipëria.
Njëri nga trafikantët u prangos, ndërsa dy të tjerët janë arratisur duke i shpëtuar ndjekjes.
Ndërkohë mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 29 pako.
Sakaq, burime nga policia për Ora Neës, bëjnë me dije se personi që është arrestuar nuk është shqiptar dhe se droga nuk është futur nga Shqipëria.
