Buxhuku: Suksesi i vitit turistik 2021 është i dosmodoshëm për të oksigjenuar ekonominë në vështirësi
Kur tashmë sezoni turistik është hapur zyrtarisht në gjithë vendin, kryetari i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thotë se ekonomia shqiptare e ka jetike që të kemi një sezon të suksesshëm.
Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Buxhuku thotë se për të arritur këtë qëllim duhet hequr ora policore dhe duhet marketuar mirë Shqipëria.
Buxhuku: Ende vazhdojnë kufizime oraresh, kufizime lëvizjesh në territor. Unë mendoj që këto të hiqen fare. Kemi nevojë për oksigjen në kushtet kur ekonomia shqiptare ka shumë vite që ndodhet në një moment të vështirë. Ka disa vendime që nuk varen nga ne, nga ne varet marketingu.
Tu tregojmë klientëve potencialë turistikë që Shqipëria është një vend që jep garanci, është një vend i hapur, ka lehtësirat e domosdoshme. Nëse ka vende të caktuara që do ta mbyllin, e quaj të vështirë faktin se do ta hapin vetëm për Shqipërinë. Flas për BE. Por ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Për këtë moment, suksesi i vitit turistik 2021 është i dosmodoshëm për të oksigjenuar këtë ekonomi në ditë të vështira të saj.
Lidhur me tërheqjen e qeverisë nga falja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, kreu i Konfindustrisë duket se nuk është aspak i surprizuar, pasi siç thotë ai shumica e premtimeve të fushatave zgjedhore janë të destinuara të firojnë.
Nga ana tjetër, ai thotë se biznesi, përkundër kategorizimit që i bën politika, është i gjithi në vështirësi.
Buxhuku: Kategoritë e ndara, biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh janë thjesht të karakterit politik, për populizëm më shumë sesa për thelbin e ekonomisë. Biznesi duhet konsideruar si një i tërë dhe pak a shumë duhet të ketë të njëjtën skemë detyrimesh pa dallim. Duhet të kuptojmë se çfarë thuhet në fushata zgjedhore dhe ѯfarë realizohet më pas. Shumë premtime që bëhen gjatë fushatave zgjedhore, pas mbarimit të tyre një pjesë e madh sfumojnë. Bizneset duhet të paguajnë në mënyrë të barabartë. Nëse i është bërë puna e pamundur një kategorie të buznesit këtu fillojnë masat lehtësuese.
Të gjitha kategoritë e biznesit janë të prekura. Vështirësitë ekonomike janë të qarta. Ekonomia është në vazhdimësi të një cikli të vështirë dhe pasoja dot të përplaset te qytetarët dhe pastaj te kategoritë e bizneseve pa përjashtim, me përjashtim të një grupi që kanë qenë të privilegjuara nga mënyra e qeverisjes apo pasojat e pandemisë. U tregua qartë se mundësitë financiare të shtetit shqiptar ishin shumë shumë të kufizuara në periudhën e krizës, si me tërmetin dhe pandeminë, sa i takon ndihmës.

