Denaj: Ndërtimi, sektori më me rrezik në Shqipëri për pastrimin e parave
Ekperti i Ekonomisë Violdi Danaj, ka komentuar gjendjen ekonomike në vendin tonë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, evazioni fiskal ka ndikuar në 33% të ekonomisë tonë kombëtare, teksa shton se të gjitha politikat që kanë ndërmarrë për evazionin fiskal deri më sot kanë rezultuar të pasuksesshme.
“Të gjitha politikat që janë ndërmarrë për evazionit fiskal deri më sot kanë rezultuar të pasuksesshme, duke qenë se vetëm në vitin 2019 kanë qenë 33% e ekonomisë kombëtare, pjesë e avazionit fiskal. Pra evazioni fiskal ka ndikuar në 33% të ekonomisë tonë kombëtare. Është shumë e nevojshme të rishikohet mënyra e taksimit dhe sistemi financiar në tërësi."
Në lidhje me raportin e “The Economist”, se pastrimi i parave lulëzon në Ballkan, Gjeta ka thënë se ndërtimi është sektori më i madh që përdoret për pastrimin e parave.
“Ndërtimi është sektori më I madh që përdoret për pastrimin e parave të ardhura në rrugë joligjore. Por gjithsesi vitet e fundit po përdoren shumë edhe shoqatat bamirëse. Është një fenomen në Itali që Shqipëria e ka marrë dhe e ka përvetësuar. Në Shqipëri po përdoret sektori imobiliar. Rënia e remitancave. “
Përsa i përket rënies së remitancave në vendin tonë shprehet se një nga faktorët kryesor në vendin tonë ka qenë pandemia. Më tej shton se remitancat në Shqipëri kanë ndikuar rreth 40% në rënien e konsumit te familjet shqiptare.
“Remitancat janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e tregjeve, dhe kryesisht pandemia ka ndikuar në uljen e remitancave sepse vetë ekonomitë e vendeve kanë pësuar goditje ekonomike. Shqipëria është prekur kryesisht te konsumi. Të paktën rreth 45% e familjeve shqiptare kishin të ardhura kryesore remitancat. Remitancat sot në Shqipëri kanë ndikuar rreth 450% në rënien e konsumit te familjet shqiptare.”

