Tregtarët e merkatës së Korçës drejt falimentimit, nuk kanë blerës
Tregtarët e markatës në qytetin e Korçës thonë se janë drejt falimentimit.
Në ditë normale kjo është pamja që vjen nga ky treg ku mungon fuqia blerëse, pavarësisht se çmimet janë të përballueshme.
Tregtarët janë në kushte të vështira dhe vendosin në pikëpyetje mbijetesën e bizneseve të tyre.
"Po vazhdoi kështu të hënën do të mblidhemi të gjithë të dalim në mes të rrugës të tregtojmë."
"Nuk ka fare shitje, falimentuam."
"Nuk ka fare, tërë ditën rrimë. Nuk ka ekonomi, ka ndikuar edhe pandemia."
Edhe qytetarët shprehen se çmimet janë të shumllojshme dhe të përballueshme për këdo, por situata pandemike bën që këta të fundit të blejnë më pak ushqime.
"E përballueshme është, pa lekë nuk na jep kush."
"Me çfarë ti marrësh, kush nuk ka qejf që të hajë dhe të ketë mirëqënie të mirë?"
Të gjendur në kushte të vështira, tregtarët bëjnë apel edhe për ndërhyrjen e shtetit për mbijetesën e biznesit të tyre.

