Për ekskursion me klasën në Tushemisht, helmohen dy 13-vjeçare nga Tirana

Dy vajza 13-vjeçare, pjesë e një ekspedite mësimore nga Tirana, janë paraqitur në spitalin e Pogradecit rreth orës 16:55 të pasdites së sotme, 29 maj, për ndihmë mjekësore.

Nxënëset K. Sh. dhe Xh. S dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht.

Sipas policisë, të miturat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.