Rikthimi i zhvillimit ekonomik/ Buxhuku: Ekonomia shqiptare e prekur nga ndryshimet, jemi drejt normalizimit

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, ka komentuar ngritjen e ekonomisë në vendin tonë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Buxhuku shprehet se ekomomia në vendin tonë do të rikthehet në normalitet në tre mujorin e fundit të vitit 2022.  

Në bazë të analizës që kemi bërë gjatë muajit maj, rezulton që ritmet e zhvillimit që do të përcaktojnë hyrjet në normalitet të ekonomisë shqiptare, pas pasojave të pandemisë dhe tërmetit parashikohet që jo më përpara që  tre mujorit të fundit të vitit të ardhshëm. Është një përfundim që bazohet në një shqyrtim të ndryshoreve të shumta që kanë të bëjnë më përcaktimin e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

Nëse do vazhdojmë më të njëjtën ndryshore të ekonomisë, tre mujori i fundit vitit 2021 do të shënojë hyrjen në normalitet të ekonomisë kombëtare të ngjashëm me atë që ka qenë në vitin 2019. Është një përfundim që bazohet në një sërë të dhënash që ka pasur ekonomia shqiptare gjatë dy viteve të fundit. Theksoj se këto janë pritshmëri sepse ekonomia është një presionin e prekjes së ndryshimi të këtyre ndryshoreve."

Më tej thotë se në ekonominë e vendin tonë do të ndikojë pozitivisht ngritja e ekonomisë në vendet e Bashkimit Evropian por edhe në vendet e rajonit pasi vendi ynë ka partneritet të ngushtë.

Buxhuku shprehet se nëse turizmi do të jetë një faktor që do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e ekonomisë së vendit tonë.

"Si faktorë pozitiv janë vlerësuar në radhë të parë ekonomia e Bashkimit Evropian, qoftë edhe ekonomia rajonale, pak nga pak kanë filluar drejt normalizimit. Dhe ky është  një faktor i fuqishëm pozitiv për ekonominë shqiptare sepse kuptohet që ekonomia shqiptare është e lidhur ngushtë me vendet e BE dhe rajonale. Fillimi i rritjes ekonomike natyrisht që është një impuls pozitiv edhe për vendin tonë. Edhe Shqipëria po futet drejt një periudhë normalizimi për sa i përket pasojave të Covid-19.

Shqipëria pavarësisht se është poshtë mesatares së vendeve të BE, për sa i përket vaksinimit, përsëri relativisht po ecën mirë. Mund të jetë si shenj pozitive suksesin e pritshëm të vitit turistik.  Shpresoj që të jetë një vit i suksesshëm për sa i përket turizmit sepse do të jetë oksigjen për ekonominë."