Ceferin në sulm: Sjellja e Barçës, Juves dhe Realit, e papranueshme
Për Alexander Ceferin duket se inati ndaj klubeve të SuperLigës nuk largohet lehtë madje ndaj 3 klubeve rebele që vijojnë të jene në projektin që u zhbë mbetet argument i forte për të dhe UEFA-n. Në një intervistë të fundit për “L’Equipe”, numri 1 i qeverisë europiane të futbollit ua bën të qartë atyre se rreziku për t’u ndëshkuar mbetet i madh dhe vë në dukje se sjellja e Juventusit, Barcelonës dhe Real Madrid është e papranueshme.
“Unë u zhgënjeva shumë kur mësova për lindjen e projektit. Një komplot i kryer nga disa klube. Por qëgjithashtu ishte diçka pozitive sepse na lejoi të sqaronim futbollin evropian. Ishte një situatë stresuese por në fund gjërat u kthyen në vendin e vet. Nëntë nga dymbëdhjetë klubet themeluese u kthyen në orbitën e Uefa-s, ndërsa procedurat disiplinore u hapën kundër Barcelonë, Juventus dhe Real Madrid. Për të gjithë familjen e futbollit, qëndrimi i tyre është tronditëse dhe i papranueshëm. Asnjëherë mos thuaj kurrë, por nuk mendoj se do të flitet për Superligë të paktën për dhjetë vitet e ardhshme".
Ceferin thekson se me 3 klubet që po bëjnë ende rezistencë nuk ka asnjë dialog konkret dhe lidhur me sanksionet ndaj tyre evitoi të shprehet për masa të tilla.
“Ishte e vështirë për të menaxhuar 48 orët e para sepse nuk e dinim se çfarë po ndodhte, atëherë komuniteti Evropian menjëherë mbajti qëndrim. Ishte një lëvizje e madhe për një projekt të pakuptimtë. A rrezikojnë klubet përjashtimin nga Champions League? Komiteti që do të vendosë është i pavarur, nuk jam në gjendje të përgjigjem. Nuk ka dialog me Juventusin, Realin dhe Barcelonën, ata dërgojnë vetëm letra zyrtare. Nëse diçka e tillë rrezikon paralizimin e futbollit? Jo. Për të gjithë familjen e futbollit, qëndrimi i tyre është tronditës dhe i papranueshëm. U zhgënjeva shumë kur mësova për lindjen e Superligës, një komplot i kryer nga disa klube”, theksoi numri 1 i UEFA-s.
Në vijim, Ceferin tha me bindje se asnjë president i FIFA-s nuk do të mbështeste një projekt si SuperLiga ndërsa dha garanci se formati i ri Champions League do ta bëjë më interesant eventin madhor.
