Banka e Shqipërisë: Rritet numri i familjeve me kredi, pjesa më e madhe për konsum
Mungesa e të ardhurave si pasojë e krizës së pandemisë ka sjellë një rritje të numrit të familjeve që kanë kredi për të paguar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues vjen me një rritje prej 1% krahasuar me periudhën paraardhëse.
Qëllimet kryesore të huamarrjes gjatë kësaj periudhe paraqiten për konsum në 37% të rasteve, ndjekur më pas nga ato për blerjen apo riparimin e një prone me 25% dhe vetëm 8% e tyre kanë pasur si qëllim zhvillimin e një biznesi.
Raporti thekson se kërkesat për kredinë konsumatore kanë rezultuar në rritje në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, ndërkohë që dy grupet e tjera në rënie.
Banka e Shqipërisë argumenton se rënia e kërkesës së familjeve për investime afatgjata lidhet me pasojat e vështirësisë ekonomike që po kalon vendi si pasojë e pandemisë dhe pasigurta për të ardhmen.
Bilanci i shpenzimeve në familjet shqiptare rezulton të jetë rritur në 2020-n thekson raporti por veç kësaj ndikuar nga koronavirusi ka një rritje të konsiderueshme të kredisë për shpenzime shëndetësore.
3 nga 10 familje të anketuara presin që në muajt e parë të vitit 2021 të përkeqësohet gjendja e tyre financiare për të paguar kredinë, ndërkohë që shumë prej tyre do të marrin më shumë borxh gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Nga ana tjetër, gjatë periudhës është vënë re një rritje e rasteve të raportuara të mbajtjes në kursimeve në formë cash-i, jashtë bankave.

