Sezoni veror, ulen çmimet në Shqipëri, pas 19 qershorit pritet të pësojnë një rritje të lehtë
Agjensitë e ndryshme të udhëtimit kanë vendosur që të ulin çmimet për turistët vendas dhe të huaj. Ferjolt Ozuni, specialist turizmi në vendin tone thotë se çmimet janë ulur me 30- 40 % krahasuar me vitin 2019, për të krijuar atraktivitet dhe mbajtur gjallë këto sektorë. Ndërsa për personat që duan të lëvizin jashtë vendit për pushime vihet re një rritje çmimesh me 25-30%.
Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe ata vendas gjatë periudhës maj-qershor do të mund të shfrytëzojnë çmimet e kënaqshme për bileta dhe akomodim.
Ferjolt Ozuni, specialist turizmi në vendin tone thotë se çmimet janë ulur me 30-40 % krahasuar me vitin 2019, për të krijuar atraktivitet dhe mbajtur gjallë këto sektor.
"Për të patur një lëvizshmëri hotelet dhe agjencitë turistike në Shqipëri kanë preferuar të bëjnë një ulje të çmimeve për të krijuar një avantazh ndaj shteteve të tjera konkurrente në tregun e turizmit."
Edhe qytetarët janë të kënaqur me çmimet që ofrojnë agjensitë e ndryshme të udhëtimit dhe shumë prejt tyre kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.
"Shqipëria është shumë e bukur, bregdeti është shumë i bukur, pse jo në Shqipëri."
"Pse jashtë shtetit, Shqipëria është më para."
Ndërsa për personat që duan të lëvizin jashtë vendit për pushime vihet re një rritje çmimesh me 25-30%, ku destinacioni më i pëlqyer për turistët në kushtet dhe kur disa i kanë kufijtë e mbyllura e nuk presin vizitorë mbetet Turqia.
"Çmimet janë rritur dhe vazhdojnë të jenë ende në rritje. Në Turqi çmimet e sivjetme për pushime verore janë relativisht të larta në krahasim dhe me 2019, me 25-30%."
Megjithatë pas datës 15 qershor çmimet për turistët pritet të pësojnë një rritje të lehtë, pasi dhe vizitorët janë më të shumtë në numër.

