Rrezet e diellit shijojini sot, nesër vijnë vranësirat, qershori hyn me temperatura të freskëta

Rrezet e diellit shijojini sot pasi nesër që në orët e para të ditës do të ketë mot me vranësira të shpeshta.

“Mesditja dhe pasditja na sjell rebeshe afatshkurtra shiu, madje dhe stuhi lokale breshëri” – tregon meteorologia Ardiola Bani në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e RTV Ora.

Orët e vona të pasdites do të na rikthejnë kthejllimet.

Po nesër ndryshon tërësisht tabloja e temperaturave. Do të kemi një fillim qershori me temperatura të freskëta ndërsa  në mes jave pritet të kemi dhe përmirësim të motit.

‘Qershori nis me mot të freskët. E hëna dhe e marta do të kemi prezencë të shpeshtë të vranësirave.  Temperaturat do të jenë tipike pranverore, ndërsa nga mesi u javës që vjen kemi rritje graduale të temperaturave dhe stabilizim të motit meqë kemi më shumë orë me diell” tha meteorologia Ardiola Bani në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e RTV Ora.