Vrasja e 25 vjeçarit, flet gruaja e autorit: Sherri për një motor, burri mori automatikun dhe i ra
Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me kallashnikov 25 vjeçari, Emiljano Ndou.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj, të Shkodrës. Dyshohet se i riu është vrarë nga M.K, 47 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.
Bashkëshortja e autorit të dyshuar shpjegon për gazetarët se si ka ndodhur ngjarja. Ajo thotë se bashkëshorti i saj dhe 25 vjeçari kanë konfliktuar te lokali i fshatit.
Pas sherrit, sipas saj, 47 vjeçari është kthyer në shtëpi ku ka thënë se është zënë me të riun dhe se muhabeti ishte mbyllur. Por i riu erdhi përsëri jashtë shtëpisë me motor, atëherë 47 vjeçari e qëlloi me armë.
"Ai erdhi në shtëpi dhe tha 'ma bëri'. U mbyll ajo puna për ne. Djali erdhi përsëri me motor, burri mori automatikun dhe i ra." Gruaja thekson se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm më djalin edhe familjen e tij.
"Absolutisht nuk kemi pasur asnjë konflikt me të. Nuk kemi pasur kurrë gjë me atë."
E pyetur nëse bashkëshorti është penduar për ngjarjes, ajo thotë: "Burri nuk është penduar.Ai djali ishte problematik."


