FNSH e RENEA zbarkon në Nikël e Fushë Krujë, kontrolle për parcela me kanabis, deri tani 10 të shoqëruar

Nikla e Fushë-Krujës bëhet sërish shenjestra e një operacioni policor për parandalimin e kanabisit.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke zhvilluar operacion për kontrollin e territorit në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Kontrolli pas monitorimeve me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga GDF.

Jane shoqeruar 10 persona, jane evidentuar kubike e fidane.

Aksioni është organizuar dhe drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me drejtoritë vendore të policisë Durrës e Krujë.