Vlorë/ Familja e kërkonte prej 3 ditësh, gjendet i vdekur në makinë

Vlorë/ Familja e kërkonte prej 3 ditësh, gjendet i vdekur në

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se një person është gjetur i pajetë brenda jë makine tek zona e njohur si “Rruga e Re”.

Informacioni mbërriti në redaksi rreth orës 11:05 minuta.

Dyshohet se burri ka konsumuar alkool në një lokal aty pranë dhe pasi ka dal nga lokali është futur në makinë, ka mbyllur xhamat dhe e ka zënë gjumi.

Dyshimet e para janë se ka vdekur nga asfiksia.

Familjarët kishin tre ditë që e kërkonin, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.