Një 21 vjeçar arrestohet në flagrancë për përndjkeje të vazhdueshme të miturës

Policia  e Vlorës informon se arrestimi i djalit nga Selenica me iniciale K.K  është berë në flagrancë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur 13 vjeç.

Po kështu është zbardhur dhe plagosja babë e bir, që ka ndodhur dje në Selenicë. Nga ku katër shteats janë proceduar penalisht për veprën penale 'Plagosje të lehtë me dashje'.

Shtetasit janë  A. A,52 vjeç  ,R. A, 22 vjeç, A. Z, 28 vjeç dhe F. I, 30 vjeç, banues në Selenicë.

Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.