Goditja e parë në merkato, Alaba bëhet zyrtarisht lojtar i Real Madrid

David Alaba është zyrtarisht lojtar i Real Madrid . Ashtu siç pritej lojtari austriak që erdhi me parametër zero nga Bayern Munchen zgjodhi klubin madrilen për të vazhduar karrierën. Spanjollët bën zyrtare goditjen e madhe në mbrojtje, reparti që kishte më shumë nevoj për tu prekur nga drejtuesit.

Siç bëri te ditur Real Madrit përmes një komunikate David Alaba firmosi për 5 sezonet e ardhshme me një pagë prej 12 mln euro neto në sezon. 28 vjecari ishte lojtari perfekt që kishte nevojë Real Madrid pasi futbollisti mund të mbulojë disa pozicione në fushë, që nga mbrojtja në të majtë, në qëndër, dhe në mesfushë po në te majtë dhe në qëndër.

Drejtuesit madrilenë nuk e patën të lehtë të arrinin te lojtari pasi kishte oferta shumë te rëndësishme nga Psg Chelsea, Man.City dhe Inter, të cilët u parakaluan falë ofertës prej 12 mln euro për futbollistin. Me Alaban nis dhe fushata e madhe e rinovimit të skudrës nga Real Madrid që së shpejti pritet të zgjidhë dhe cështjen e tranjerit të ri. Mësohet se prezantimi i David Alabas si lojtar i Real Madrid do të bëhet pas perfundimit të Europianit ku lojtari do të luaj me Austrinë.