Presidenti Biden ndalet për një akullore me çokollatë gjatë vizitës në Cleveland
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 13:24
Presidenti amerikan Biden gjatë një vizite në Cleveland ku mbajti një fjalim për rimëkëmbjen ekonomike është ndalur për një akullore.
Presidenti gjithashtu realizoi fotografi me stafin e dyqanit " Honey Hut."
Ai gjithashtu mori një moment për t'iu përgjigjur pyetjeve mbi temat përkatëse.
"Zoti President, çfarë porosite? ” ishte pyetja e parë nga një reporter ndërsa Biden shijonte akulloren në Cleveland, Ohio.
"Akullore me copa çokollate", u përgjigj ai.
