Rrahu keq të dashurën pasi dyshonte se e tradhëtonte me Balotellin, gjykata e dënon me 9 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 18:08
Gjykata e Brescia dënoi me nëntë vjet e katër muaj një 30-vjeçar nga Brescia i cili rrahu të dashurën e tij sepse ishte i fiksuar me Mario Balotellin dhe ishte i bindur që e dashura e tij kishte një marrëdhënie romantike me sulmuesin.
Gruaja, 31 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, ishte shoqe e lojtarit të Brescias. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 13 vjet burg.
Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit, duke e konsideruar të papërfunduar krimin e keqtrajtimit në familje.

