Video/ Rrezikoi jetën e qenit, e lidhi me tullumbace që të fluturonte, arrestohet burri

Një youtuber u arrestua dje, pasi rrezikoi jetën e qenit për nevojat e një videoje, të cilën po e xhironte për kanalin e tij në YouTube.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Indi, raporton Daily Mail.

31-vjeçari nga  New Delhi lidhi qenin me tullumbace me helium, në mënyrë që ta bënte atë të "fluturonte" për të bërë video. Siç shihet në video qeni fillo të ngrihet në ajër, pasi tullumbacet arritën ta ngrinin peshën e tij.

Menjëherë pas publikimit të videos, i riu u arrestua dhe po përballet me tri akuza, sipas ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

Ajo që shqetëson autoritetet është fakti se i riu ka  audiencë shumë të madhe në kanalin e tij, pasi ka rreth 4.15 milionë abonentë .

Një oficer tha: "Ai u arrestua ndërsa vinte jetën e qenit në rrezik për nevojat e një videoje."

I riu kërkoi falje, duke thënë se e kuptonte gabimin , dhe se nuk kishte menduar se do të rrezikonte jetën e qenit, duke e lidhur me tullumbacet.