Po mbytej nga ushqimi, kamerieri hero shpëton klientin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 18:26

Një kamerier hero në një restorant indian, ka shpëtuar një person, i cili po mbytej nga ushqimi.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se për të shpëtuar të riun, të cilit i kishte ngecur ushqimi në fyt, ai ka përdorur manovrën Heimlich.
Bëhet fjalë për Sheakh Rifat, 24 vjeç, një student në Mbretërinë e Bashkuar nga Bangladeshi, i cili teksa punonte, pa se klienti ishte në telashe dhe nuk merrte dot frymë.
Pamjet e momentit të tmerrshëm tregojnë të riun teksa mezi merr frymë, por falë ndërhyrjes së shpejt të kamarierit ai ia ka arritur që të shpëtojë.
Më pas ai ka falënderuar kamerierin që i dha ndihmën e parë.