"Mos i puthni pulat" alarmi i shpërthimit të salmonelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2021, 10:27
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) ka paralajmëruar njerëzit që t'i shmangin kontaktet e afërta me pulat, duke përmendur shqetësimet në lidhje me përhapjen e salmonelës.
CDC paralajmëron se personat që kanë pula në shtëpi duhet të marrin masa mbrojtëse, kur janë në distancë të afërt, pasi 163 raste të konfirmuara të salmonelës janë raportuan në 43 shtete, informojnë mediet e huaja.
"Mos i puthni dhe mos i prekni pulat dhe mos hani ose pini përreth tyre. Kjo mund të përhapë mikrobe të salmonelës në gojën tuaj dhe t'ju sëmurë," thotë agjencia e shëndetit publik.
