Tronditi Greqinë, shefi i policisë: Jemi afër zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares
Shefi i policisë së Atikës juglindore, George Kalliakmanis, ka bërë me dije se janë afër zbardhjes së vrasjes se 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera gjatë një grabitje, ngjarje e cila tronditi Greqinë.
Sipas mediave të huaja, shefi i policisë ka dhënë detaje në lidhjen me ngjarjen e asaj nate dhe sipas tij, autorët shkatërruan kamerat dhe u hoqën kartat e kujtesës.
Sipas tij, një pyetje tjetër që shqetëson Policinë , është se autorët e kanë mbajtur 32-vjeçarin duke e lidhur me tel, që do të thotë se ata nuk kanë hyrë në banesë në mënyrë të organizuar, pasi telin e morën brenda shtëpisë.
Në të njëjtën kohë, ata i mbyllën gojën me shirit izolues, i cili gjithashtu u gjet brenda pronës në Glyka Nera.
Mediat greke shkruajnë se hetimi “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme.
Mësohet se autorët e dyshuar, ishin liruar kryesisht nga Kreta

