Arkitektët po planifikojnë ndërtimin e kullës së dytë më të lartë të botës në Rusi
Një firmë e arkitekturës Skoceze ka realizuar projektin për ndërtimin e kullës së dytë më të gjatë në botë që do të ndërtohet në Shën Petersburg, Rusi.
Qendra Lakhta II do të jetë 703 metra e gjatë, ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është 828 metra, sipas një njoftimi për shtyp nga arkitektët Kettle Collective.
Ndërtesa e dytë më e lartë për momentin është Kulla e Shangait me 632 metra.
Qendra Lakhta II do të ndërtohet në periferi të Shën Petersburg pranë Qendrës Lakhta origjinale, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë 462 metra e gjatë, ku ndodhet dhe selia e kompanisë energjetike Gazprom.
Tony Kettle është udhëheqësi i projektit i cili gjithashtu projektoi Qendrën Lakhta gjatë kohës së tij në firmën arkitekturore RMJM.
"Qendra e re Lakhta do të jetë një model i dizajnit të qëndrueshëm për projektet globale të larta," tha Kettle në njoftimin për shtyp.
"Ai do të ketë modelin më të mirë të energjisë së ulët dhe do të jetë një qendër biznesi."
Qendra Lakhta II do të ketë hapësira për zyre, hapësira akomodimi dhe relaksimi mbi 150 kate.
"Ky është një partneritet jashtëzakonisht i rëndësishëm për studion tonë dhe ka ardhur në një kohë të një sfide të konsiderueshme globale, jo vetëm për Kettle Collective por për industrinë tonë ndërsa jemi nën ndikimin e pandemisë", tha drejtori menaxhues i Kettle, Colin Bone.
Qendra origjinale Lakhta ishte ndërtesa e parë "supertall" e Shën Petersburg (me madhësi 300 metra).
